Ndërlidhjet

logo-print

OSBE fton për qetësi në Kirgizi



OSBE-ja u bëri thirrje të gjitha palëve në Kirgizi të shmangin dhunën e mëtejme pas përleshjeve në jug të vendit që lanë dy të vdekur.

Qeveria e përkohshme e Kirgizisë shpalli gjendje të jashtzakonshme dhe vendosi orë policore në qytetin jugor Xhalal-Abad, pas dhunës së djeshme.

Dhuna shpërtheu kur protestuesit u përpoqën të hyjnë në universitetin në Xhalal-Abad, i cili shërben si qendër për pakicën uzbeke.

Nuk është e qartë kush hapi zjarr.
XS
SM
MD
LG