Ndërlidhjet

logo-print

Euro forcohet përballë dollarit



Euroja është rritur kundrejt dollarit amerikan, në kërcimin më të madh të regjistruar këtë vit.

Në bursën e Nju Jorkut, një euro u këmbye me 1.24 dollarë, rreth 2 % më shumë se të martën, kur valuta e përbashkët evropiane ra në nivelin më të ulët në katër vitet e fundit.

Rritja e vlerës së euros u bë pasi autoritetet gjermane ndaluan tregtimin e disa akcioneve spekulative, pas raporteve se zyrtarët evropianë të financave synojnë t’i japin shtysë vlerës së euros.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dje bëri thirrje për reforma të thella fiskale, duke paralajmëruar për “pasoja të pallogaritshme” për Bashkimin Evropian nga kollapsi i mundshëm i euros.
XS
SM
MD
LG