Ndërlidhjet

Ish Miss Rusia akuzohet për drogë



Ish Miss Rusia përballet me akuza për sigurimin ilegal të medikamenteve qetësuese.

Ana Malova, e cila ishte Miss Rusia në vitin 1998, dhe përfundoi në 10 të parat në garën Miss Univers, u arrestua në Nju Jork në fillim të javës.

Ajo u akuzua të mërkurën për posedimin e substancave ilegale, falsifikim dhe posedim të pronës së vjedhur.

Prokurorët e akuzojnë ish bukuroshen e Rusisë se ka falsifikuar reçetat mjekësore për të siguruar ilaçe në barnatore.
XS
SM
MD
LG