Ndërlidhjet

Turqi: Gjenden trupat e 28 minatorëve



Ekipet e shpëtimit në Turqi i gjetën trupat e pajetë të 28 minatorëve, tre ditë pas shpërthimit në një minierë të qymyrit në provincën Zonguldak në Detin e Zi.

Minatorët mbetën të ngujuar pas shpërthimit, i cili shkaktoi shembjen e minierës.

Dy minatorë ende konsiderohen si të zhdukur, por zyrtarët thonë se janë të pakta gjasat që ata të jenë gjallë.

Zyrtarët thonë se shpërthimi i të hënës u shkaktua nga një defekt elektrik.
XS
SM
MD
LG