Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Tre amerikanët e burgosur i takojnë nënat e tyre



Tre amerikanëve të burgosur në Iran u është lejuar të takojnë sot nënat e tyre.

Televizioni shtetëror iranian Press-TV i transmetoi pamjet ku Sara Shord, Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal i përqafonin nënat e tyre, të cilat dje mbërrinë në Teheran për t’i parë fëmijët e vet.

Tre amerikanët u arestuan në Iran në muajin korrik pasi kishin hyrë nga Iraku verior.

Autoritetet iraniane i kanë akuzuar për hyrje ilegale dhe lidhje me shërbimet e zbulimit.

Tre familjet dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat për spiunazh, dhe bënë thirrje për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG