Ndërlidhjet

Nafta bie nën 69 dollarë për fuçi



Çmimet e naftës ranë nën 69 dollarë për fuçi, në nivelin më të ulët në tetë muaj e fundit, pas shpalljes së të dhënave për rezervat në rafineritë amerikane.

Nafta e papërpunuar në bursën e Nju Jorkut u tregtua për 68,18 dollarë për fuçi.

Ari i zi ka humbur rreth 20 përqind të vlerës prej 3 majit, kur tregtohej për 87,15 dollarë për fuçi, si pasojë e shqetësimeve të investitorëve nga kriza e borxheve në Evropë.
XS
SM
MD
LG