Ndërlidhjet

Perëndimi dënon Phenianin për fundosjen e anijes jugkoreane



Disa shtete e kanë dënuar Korenë Veriore pasi hetimet ndërkombëtare treguan se Pheniani e ka fundosur luftanijen jugkoreane“ Cheonan” në muajin mars, duke shkaktuar vdekjen e 49 marinarëve.

Britania tha se fundosja e luftanijes nga një torpedo verikoreane demonstron "indiferencën e plotë ndaj jetës së njeriut".

Australia e quajti fundosjen "akt armiqësor dhe të paprovokuar".

Japonia tha se fundosja mund ta vështirësojë rifillimin e bisedimeve të çarmatimit.

Kina u bëri thirrje për qetësi dy Koreve, deri sa ta japë vlerësimin e saj.

Uashingtoni tha se i ka mbështetur akuzat e Koresë Jugore kundër Phenianit, të bazuar në gjetjet se pjesët e torpedos që u zbuluan në vendin e ngjarjes përputhen me armatimin e prodhimot verikorean.

Korea Veriore e ka mohuar përgjegjësinë për fundosjen e anijes dhe tha se do të reagojë me “luftë totale” nëse goditet nga sanksione tjera ose ndëshkohet ndryshe për incidentin e 26 marsit.
XS
SM
MD
LG