Ndërlidhjet

Kirgizi: Protesta pas trazirave etnike


Mijëra protestues janë mbledhur sot në jug të Kirgizisë, pas trazirave ndëretnike të së mërkurës. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë thotë se disa nga 5,000 njerëzit e tubuar në qytetin Xhalal-Abad, kanë sulmuar guvernatorin rajonal, i cili kishte tentuar të bisedojë me turmën, së bashku me ushtruesin e detyrës të ministrit të Brendshëm.

Kirgizia jugore është përfshirë nga një valë e vazhdueshme trazirash, pas shkarkimit të presidentit Kurmanbek Bakiev, gjatë protestave të dhunshme të muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG