Ndërlidhjet

Sarajevë: Silajxhiq viziton Beogradin në muajin maj


Anëtari mysliman i presidencës së përbashkët të Bosnjës, Haris Silajxhiq, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Beograd, më 25 maj. Përfaqësuesi i tij, Damir Arnaut, tha se vizita do të shënojë po ashtu udhëtimin e parë të Silajxhiqit në Beograd, që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Gjatë qëndrimit në Beograd, Silajxhiq do të takohet me presidentin serb, Boris Tadiq.

Silajxhiq, më herët, kishte refuzuar të vizitojë Beogradin, duke thënë se nuk do të shkojë atje, përderisa nuk ka ndryshime në qëndrimin e politikanëve serbë ndaj krimeve të luftës, të kryera në Bosnjë.

Në mars, Parlamenti i Serbisë miratoi një deklaratë, e cila dënon masakrën e rreth 8 mijë burrave myslimanë, të kryer nga forcat serbe në Srebrenicë, më 1999.
XS
SM
MD
LG