Ndërlidhjet

Rasmusen: NATO dhe Rusia bisedojnë për mbrojtjen raketore


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se Aleanca dhe Rusia kanë filluar bisedimet për mundësinë e ndërtimit të një sistemi anti-raketor në Evropë.

Rasmusen tha sot në Sofje se diskutimet e para u zhvilluan gjatë ditës së djeshme në Këshillin NATO-Rusi. Ai po ashtu tha se të dyja palët janë përgatitur për diskutime të mëtejshme, deri në samitin e NATO-s në Lisbonë, që do të mbahet në muajin nëntor.

Në samit, anëtarët e NATO-s pritet të vendosin nëse do të shtyjnë përpara sistemin e mbrojtjes raketore, për të mbrojtur 28 shtetet e aleancës kundër fuqive raketore në rritje, sikurse është Irani.
XS
SM
MD
LG