Ndërlidhjet

Beograd: Arrestohet i dyshuari për krime lufte në Kosovë


Me kërkesë të Prokurorisë serbe për krime lufte, policia ka arrestuar një anëtar të njësisë para-ushtarake “Shakalli”, A.S., të dyshuar për krime lufte kundër civilëve në fshatin Qyshk, më 14 maj 1999, njoftoi Prokuroria.

Pas marrjes në pyetje nga ana e policisë, Prokuroria ka kërkuar nga gjykatësi të zhvillojë hetime kundër A.S.

Sipas akuzave të Prokurorisë, dyshohet se A.S., së bashku me “26 pjesëtarë të njësisë ‘Shakalli’, të mbrojtjes territoriale dhe policisë, kanë marrë pjesë në vrasjen e të paktën 41 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk, në mesin e tyre dhe Hasan Çekut dhe disa anëtarëve të familjes së tij”.

Bazuar në dëshmitë që disponon Prokuroria, ai dyshohet të ketë marrë pjesë edhe në dhunime, në konfiskimin e pasurisë personale – stoli ari, para dhe gjëra të tjera me vlerë, pastaj në djegien e shtëpive, për t’i frikësuar civilët shqiptarë që të largohen nga vendbanimet e tyre dhe të shkojnë në Shqipëri.
XS
SM
MD
LG