Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Bombardohen caqet e kryengritësve kurdë


Raportohet se aeroplanët luftarakë të Turqisë kanë bombarduar dhjetëra objektiva të kryengritësve kurdë në pjesën veriore të Irakut, në një nga sulmet më të mëdha në vitet e fundit.

Kanali turk, NTV, njoftoi se rreth 20 aeroplanë luftarakë morën pjesë në operacionin që kishte shënjestër pozicionet e Partisë Punëtore të Kurdistanit, në rajonin Zap-Khakurk.

Partia Punëtore e Kurdistanit, nga Ankaraja dhe shumica e komunitetit ndërkombëtar njihet si organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG