Ndërlidhjet

Miliarderi rus, pronar i një ekipi të NBA-së



Miliarderi rus, Mihail Prokhorov, ka emëruar Irina Pavlovan si presidente të kompanisë që do të mbikqyr edhe ekipin e basketbollit Nju Xhersi Nets. Ky i fundit është pjesë e NBA-së, Asosacionit Kombëtar të Basketobollit në SHBA.

Pas blerjes së ekipit amerikan të basketbollit, Prokhorov u bë pronari i parë i një ekipi të NBA-së që nuk ishte nga Amerika e Veriut.

Prokhorov ka premtuar që brenda pesë vitesh ta shohë ekipin e Nju Xhersi Nets në finale. Vitin e kaluar ky ekip ka shënuar rezultatet më të dobëta në kampionat.
XS
SM
MD
LG