Ndërlidhjet

BP: Sasia e naftës së derdhur, më e madhe se parashikimi



Kompania Britsh Petrolium ka pranuar se sasia e naftës së derdhur në Gjirin e Meksikës, pas dëmtimit të një tubacionit të nëndheshëm, është më e madhe se sa parashikimet.

Deklarata u bë pasi sasi të mëdha nafte arritën në një zonë shumë të ndjeshme bregdetare të shtetit të Luizianës, e njohur si parajsë për zogjtë dhe gjallesat e rralla.

BP për javë të tëra ka thënë se vetëm 5000 fuçi me naftë janë derdhur çdo ditë në Gjirin e Meksikës si pasojë e tubacionit të dëmtuar.

Qeveria amerikane ka kërkuar nga British Petrolium, që të gjitha aktivitetet lidhur me incidentin në Gjrin e Meksikës, të jenë transparente.
XS
SM
MD
LG