Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Jep dorëheqjen kryeshefi i zbulimit



Kryeshefi i shërbimeve amerikane të zbulimit, Denis Bler, ka njoftuar largimin nga posti. Përmes një deklarate Bler bën të ditur se “me keqardhje të thellë” ka informuar presidentin Obama, lidhur me vendimin për tu larguar nga detyra që mban më 28 maj.

Bler nuk dha ndonjë arsye për vendimin. Vendimi vjen pasi agjencitë amerikane të zbulimit kanë dështuar në disa raste, përfshi sulmin e pasuksesshëm ndaj aeroplanit të një linje amerikane në ditën e Krishtlindjeve apo sulmin e dështuar me makinë bombë në Nju Jork.

Posti i Blerit, u krijua pas sulmeve terroiste të 11 shtatorit 2001 dhe ka për detyrë bashkrendimin e 16 agjencive amerikane të zbulimit.
XS
SM
MD
LG