Ndërlidhjet

Obama mirëpret ligjin për reformat financiare



Senati amerikan ka miratuar ligjin që parasheh masat më kufizuese ndaj bankave të mëdha dhe kompanive në tregun financiar, që nga “Depresioni i Madh” i viteve të ’30-ta të shekullit të kaluar.

Dokumenti i miratuar nga Senati duhet të plotësohet me atë të miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve përpara se t’i dërgohet presidentit Obama.
Shtëpia e Bardhë e ka përshëndetur miratimin e ligjit.

“Derisa ne po vazhdojmë të dalim nga recesioni, kjo reformë është një hap i rëndësishëm që do të forcojë ekonominë tonë”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG