Ndërlidhjet

KOS emëron peshkopin e vijës së ashpër në Kosovë



Kisha Ortodokse Serbe ka emëruar një peshkop të ri në Kosovë, i cili njihet si ndjekës i vijës së ashpër të politikës serbe.

Kisha tha se ushëheqësi i ri shpirtëror i serbëve në Kosovë do të jetë peshkpi Amfilohije Radoviq, i cili është i njohur për nacionalizmin e tij dhe besimin konservator.

Emërimi i së enjtes mbrëma sinjalizon se Kisha Serbe mbetet e vendosur në kundërshtimin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës.

Peshkopi i mëparshëm i Kosovës, Artemije, u zëvendësua në muajin shkurt, për shkak të akuzave se keqpërdori kishën dhe fondet e shtetit.
XS
SM
MD
LG