Ndërlidhjet

Berlin: Parlamenti gjerman miraton paketën e shpëtimit


Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman ka miratuar pjesën e Gjermanisë për paketën e shpëtimit për vendet e Eurozonës, të goditura nga borxhet.

Bundestagu votoi në favor të planit me 319 vota për, 73 kundër dhe 195 abstenime.

Dhoma e Epërme e Parlamentit prietet ta miratojë këtë paketë më vonë, gjatë ditës.

Gjermania do të kontribuojë me 150 miliardë euro në pakteën prej 750 miliradë eurosh, për të cilën, dy javë më parë, u dakorduan Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me qëllim të shpëtimit të vendeve të Eurozonës nga falimentimi.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar se “nëse euroja dështon, atëherë dështon Evropa”.

Paketat e shpëtimit nuk janë të pëlqyera në mesin e gjermanëve, por koalicioni i qendrës së djathtë i zonjës Merkel ka shumicën në të dyja dhomat e Parlamentit.
XS
SM
MD
LG