Ndërlidhjet

Afganistan: Gjenden mbetjet e aeroplanit të rrëzuar


Zyrtarët afganë kanë thënë se kërkuesit kanë gjetur mbetjet e aeroplanit afgan që u rrëzua të hënën, derisa po fluturonte mbi malet Hindu Kush.

Minsitri i Transportit dhe Aviacionit Civil, Mohammadullah Batash, tha se nuk ka asnjë shenjë për të mbijetuarit.

Aeroplani po fluturonte nga qyteti verior i Kunduzit për në Kabul, me 44 njerëz në bord. Në të gjendeshin gjashtë shtetas të huaj, përfshirë tre britanikë dhe një amerikan.
XS
SM
MD
LG