Ndërlidhjet

Klinton: Koreja e Veriut ta ndalojë “sjelljen provokuese”


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha sot në Tokio se Koreja e Veriut duhet të ndalojë me “sjelljen e saj provokuese”, pas fundosjes së luftanijes koreanojugore, në muajin mars.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin japonez të shtetit, Katsi Okado, Klinton tha se “është e rëndësishme që t’i dërgohet një mesazh i qartë Koresë së Veriut, se provokimet kanë pasojat e veta”.

Kreu i diplomacisë japoneze theksoi “rëndësinë e forcimit të lidhjeve Japoni-SHBA, pas fundosjes së luftanijes, që ka shkaktuar jostabilitet në Azinë qendrore”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, pas Japonisë, do të vizitojë Kinën dhe Korenë Jugore.

Klinton do të kërkojë nga udhëheqësit kinezë “vlerësimin” e tyre lidhur me këtë ngjarje, që do të duhej të sillej në Këshillin e Sigurimit, në të cilin Kina ka të drejtën e vetos.
XS
SM
MD
LG