Ndërlidhjet

Serbi: Kundërshtohet pranimi i Kosovës në FGE


Serbia ka protestuar ndaj organizatës ndërkombëtare Fondi Global Ekologjik, për shkak të njoftimeve se kjo organizatë do ta pranojë Kosovën si anëtare, ka njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Serbisë.

Ministri Oliver Duliq i ka dërguar një letër proteste kësaj organizate, në të cilën është thirrur në Rezolutën 1244 dhe në nenin 7 të Fondit Global Ekologjik, ku thuhet se vetëm vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe agjenci të specializuara të OKB-së mund të jenë anëtare të këtij Fondi.

Një nga themeluesit e Fondit Global Ekologjik është Banka Botërore, e cila tashmë ka pranuar Kosovën si anëtare të plotë.
XS
SM
MD
LG