Ndërlidhjet

OKB: Kritikohet dënimi i çiftit homoseksual


Kombet e Bashkuara u janë bashkuar sot grupeve për të drejtat e njeriut dhe disa qeverive të botës në dënimin e vendimit të një gjykate të Malavit, që dënon një çift homoseksual me 14 vjet burg.

Shefja për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Navi Pillay, tha se “ishte tronditur” me dënimin dhe e quajti çështjen “problem të të drejtave themelore”.

Dy burrat ishin arrestuar në muajin dhjetor, pas mbajtjes së një ceremonie fejese.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, e përshkroi vendimin e gjykatës si “të pafalshëm”.
XS
SM
MD
LG