Ndërlidhjet

Bukuresht: Mbështetet pranimi i Ballkanit në BE


Rumania, Bullgaria dhe Greqia kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, me të cilën shprehin mbështjen e tyre për pranimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, tha ministri i Jashtëm rumun, Teodor Basonsçi.

“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.

Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Shtefan Fyle.

“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov.
XS
SM
MD
LG