Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmi me bombë - 22 të vrarë


Policia tha se një makinë bombë ka shpërthyer sot në një treg në provincën veriore të Irakut, Diyala, duke vrarë së paku 22 veta dhe plagosur mbi 50 të tjerë.

Sulmi ndodhi në qytetin Khalis, 70 kilometra në veri të Bagdadit. Në fund të muajit mars, Khalis ishte goditur nga bombat, që lanë të vdekur më se 40 njerëz.

Sulmet e sotme ndodhën përderisa po vazhdojnë negociatat politike për rezultatin e zgjedhjeve të 7 marsit, nga të cilat asnjë parti nuk ka mbledhur shumicën e nevojshme për të formuar qeverinë.
XS
SM
MD
LG