Ndërlidhjet

Afganistan: Mbi 10 persona të vrarë



Më shumë se dhjetë persona janë vrarë në rajonin afgan të Paktias, në jug të Kabulit. Incidenti ndodhi pasi trupat amerikane qëlluan dy kryengritës që po përpiqeshin të vendosnin bomba në rrugë. Kur kufomat e tyre po tërhiqeshin nga persona të tjerë, ushtarët amerikanë kërkuan ndihmën e helikopterëve.

Nga sulmi ajror humbën jetën më shumë se dhjetë veta. Burimet afgane thanë se ka filluar hetimi për të verifikuar se të gjithë të vrarët janë militantë.
XS
SM
MD
LG