Ndërlidhjet

logo-print

Drukas: Fqinjësia e mirë, kusht për euro-integrimin


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Drukas, e mbështet Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. “Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë”, është ndër kushtet bazë për anëtarësim në Union, i kujtoi Drukas homologut të tij serb, Vuk Jeremiq


“Respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është kusht shumë i rëndësishëm”,
në procesin integrimit në Bashkimin Evropian, deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë pas takimit me homologun e tij serb, Vuk Jeremiq.

Drukas dhe Jeremiq u takuan në Athinë dhe biseduan kryesisht për të ardhmen evropiane të Serbisë dhe rajonit, njoftojnë burimet zyrtare të të dyja vendeve.

Jeremiq e falënderoi Greqinë “për mbështetjen e dhënë në perspektivën evropiane, në luftën për të ruajtur integritetin e sovranitetin mbi Kosovën, si dhe në bashkëpunimin ekonomik”.

Sa i përket Kosovës, shefi i diplomacisë greke nënvizoi se për Athinën, “më e rëndësishmja është respektimi i të drejtave të njeriut atje”.

Jeremiq shprehu besimin për një numër rekord të turistëve serbë në Greqi gjatë kësaj vere. Greqia po përballet me krizë në fushën e turizmit, si rezultat i trazirave të shkaktuara nga vështirësitë buxhetore.(i.b)
XS
SM
MD
LG