Ndërlidhjet

Irak: 30 të vrarë nga sulmi i së premtes



Ka shkuar në 30 numri i të vrarëve nga sulmi i djeshëm me makinë bombë në Irak. Sulmi ndodhi në një rajon të banuar me shumicë shiite, në provincën e Dixhalës, e cila popullohet kryesisht nga sunitët.

Shumica e të vrarëve ishin në kafenetë që gjendeshin në afërsi të tregut. Nga sulmi i së premtes u plagosën rreth 80 veta.
XS
SM
MD
LG