Ndërlidhjet

logo-print

Turqia ndan partinë e kancelares Merkel



Turqia duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, deklaroi Rupert Polenz nga partia e kancelares gjermane Angela Merkel.

Polenz, është një nga ekspertët e politikës së jashtme të Partisë Kristian-Demokrate dhe drejton Komitetin për Politikë të Jashtme në Parlamentin gjerman.
Ai theksoi, për mediat gjermane, se ishte gabim nga ana e partisë së tij, që të kërkonte më pak se anëtarësimi i plotë për Turqinë.

Polenz nënvizoi se anëtarësimi i Turqisë do të tregojë se “Evropa nuk dëshiron një betejë mes kulturave dhe se në perceptimin tonë shteti ligjor dhe të drejtat e njeriut nuk bien në kundërshtim me fenë islame”.
XS
SM
MD
LG