Ndërlidhjet

Prizren: 5 të arrestuar për planifikim sulmesh



Policia kosovare ka arrestuar pesë shtetas të Kosovës, dy shqiptarë dhe tre boshnjakë, nën dyshimet se po organizonin sulme të armatosura. Të pesë të arrestuarit i përkasin një sekti të fesë islame.

Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, tha se 120 policë morrën pjesë në arrestimin e pesë personave në qytetin e Prizrenit, mëngjesin e së shtunës. Nga bastisjet në tetë qendra policia ka gjetur sasi të mëdha armatimi, përfshi armë të rënda, armë dore dhe uniforma ushtarake.

Policia ka sekuestruar dhe pesë kompjuterë, ku beson se do të mund të gjejë informacione mbi caqet e mundhsme të sulmeve.
XS
SM
MD
LG