Ndërlidhjet

Kinë: Dhjetra të vdekur në aksidente



Të paktën 32 njerëz kanë vdekur nga përplasja e një kamioni dhe autobusi në verilindje të Kinës.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në provincën Liaoning, ndërsa shkaqet po hetohen.

Ndërkohë, media shtetërore kineze raportoi se të paktën 10 njerëz të tjerë kanë humbur jetën kur një tren doli nga binarët, pasi u godit nga rrëshqitja e dheut.

Treni, i cili shfrytëzohej për turistë, u rrokullis në një rajon malor në provincën lindore Jianksi.

Agjencia zyrtare Xinhua raportoi se 280 udhëtarë janë evakuar.
XS
SM
MD
LG