Ndërlidhjet

Teksas: Miratohet plan programi i diskutueshëm shkollor



Në shtetin federal amerikan të Teksasit, zyrtarët e arsimit kanë miratuar udhëzime të reja për plan programet shkollore, për të cilat kritikët thonë se janë ideologjike dhe e shtrembërojnë historinë.

Ndryshimet përfshijnë edhe mësimin se Kombet e Bashkuara përbëjnë kërcënim për liritë personale, dhe se themeluesit e vendit mund të mos kenë patur për qëllim ndarjen e plotë të kishës nga shteti.

Bordi i arsimit në Teksas është i dominuar nga konservatorët e krishterë.

Plan programi i ri vlen për shkollat fillore.

Kundërshtarët druajnë se ndryshimet mund të kenë ndikim në plan programet në mbarë vendin.
XS
SM
MD
LG