Ndërlidhjet

Hillari Klinton udhëtoi në Pekin



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton udhëtoi në Pekin ku me liderët kinezë do të bisedojë mbi lidhjet ekonomike dhe strategjike.

Pritet që bisedomet të mbizotërohen nga përpjekjet për ta fituar mbështetjen e Pekinit për ta ndëshkuar Korenë Veriore për shkak të fundosjes së luftanijes jugkoreane.

Klinton, e cila do t’i bashkëkryesojë bisedimet me Sekretarin e Thesarit, Timoti Gajtner, tha se ajo gjithashtu do t’u kërkojë kinezëve “marrëdhënie më të baraspeshuara” me Shtetet e Bashkuara.

Të shtunën në Shangai, Klinton e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve për zgjidhjen e krizave në botë.
XS
SM
MD
LG