Ndërlidhjet

Obama dhe Merkel bisedojnë për krizën ekonomike



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë biseduar me telefon mbi masat për rregullimin ekonomisë botërore dhe nxitjen e rritjes ekonomike.

Në bisedën e zhvilluar mbrëmë para takimit të G 20 në Toronto, Obama ka shprehur kënaqësinë që parlamenti i Gjermanisë i miratoi masat për ndihmë financiare në eurozonën, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Merkel ka përshëndetur miratimin e reformave për rregullim financiar në Senatin amerikan, që janë më të mëdhatë në disa dekadat e fundit.

Dy liderët gjithashtu kanë folur mbi "bashkërendimin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Iranit".
XS
SM
MD
LG