Ndërlidhjet

Irani propozon këmbimin e amerikanëve të burgosur



Ministri iranian i Zbulimit, Hejdar Moslehi, tha sot se nuk ka dyshim se tre shtatasit amerikanë të arrestuar në korrik janë spiunë, dhe i bëri thirrje Uashingtonit të propozojë këmbimin e të burgosurve për të siguruar lirimin e tyre.

Tre amerikanëve, Sara Shord, Shejn Bauer dhe Xhosh Fatal, të cilët u burgosën pasi hynë në Iran nga Iraku verior, iu lejua t'i takojnë nënat e tyre javën e kaluar.

Tre familjet dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat për spiunazh, dhe kanë bërë thirrje për lirimin e tyre.
XS
SM
MD
LG