Ndërlidhjet

Rajoni separatist Nagorno Karabah zgjodhi parlamentin e ri



Rajoni separatist i Nagorno Karabahut, i banuar kryesisht me armenë, sot e ka zgjedhur parlamentin e ri.

Katër parti garuan për 33 ulëset në legjislacionin e ri për pesë vitet e ardhshme.

Shumica e kandidatëve dhe partive e mbështesin pavarësinë e Nagorno Karabahut.

Zgjedhjet nuk njihen nga bashkësia ndërkombëtare, por presidenti i republikës së vetëshpallur, Bako Sahakian, tha se votimi e pasqyron përkushtimin e rajonit ndaj demokracisë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Azerbejxhan, i përshkroi votimet si "farsë të re zgjedhore", dhe bëri thirrje ato të mos mbikqyren nga vëzhguesit e huaj.

Enklava e Nagorno Karabahut u shkëput nga Azerbejxhani në fillim të viteve të 1990-ta, duke nxitur një luftë civile që la rreth 30 mijë të vdekur.
XS
SM
MD
LG