Ndërlidhjet

SHBA: Qeveria e kritikon BP për rrjedhje të naftës


Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka kritikuar kompaninë BP për menaxhimin e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

Sekretari i brendshëm, Ken Salazar, tha se Uashingtoni është i frustruar dhe i zemëruar që BP dështoi në arritjen e afatit në përpjekjet e saj më tepër se njëmujore, për neutralizimin e pasojave të rrjedhjes shkatërruese të naftës.

Nga ana tjetër, guvernatori i Luizianës, Bobi Xhindal, tha se roja bregdetare e Shteteve të Bashkuara dhe kompania BP ishin të ngadalshme në marrjen e vendimeve dhe për vonesa në furnizime me pajisjet e nevojshme për pastrim.
XS
SM
MD
LG