Ndërlidhjet

Hu Jintao: Kina dëshiron reformë graduale të juanit


Presidenti i Kinës, Hu Jintao, thotë se Kina do të ndërmarrë reformë graduale të monedhës së saj, juan.

Këto komente ai i bëri në Pekin, në fillim të bisedimeve dyditëshe me zyrtarët e lartë amerikanë, përfshirë sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila kërkoi nga Kina, që t’i bashkohet dënimit ndërkombëtar të Koresë Veriore për fundosjen e anijes së Koresë Jugore.

Në takim, sekretari amerikan i thesarit, Timoti Gajtner, kërkoi nga Kina që të punojnë së bashku për reduktimin e barierave tregtare dhe të zhvillojnë ekonomi më të balancuar globale.
XS
SM
MD
LG