Ndërlidhjet

Iran: U ndërpre fjalimi i presidentit Ahmadinexhad


Fjalimi i presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad, sot u ndërpre nga personat e pakënaqur, në pjesën jugperëndimore të këtij vendi.

Derisa zoti Ahmadinexhad fliste para qindra personave në qytetin-port Khorramshahr, një pjesë e turmës filloi të brohoriste “ne jemi të papunë”.

Megjithqë shifrat zyrtare për papunësi në Iran janë në 25%, janë të rralla pakënaqësit publike lidhur me gjendjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG