Ndërlidhjet

logo-print

Serbi: Jeremiq e falënderon Gabonin, që nuk e njeh Kosovën


Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, e ka falënderuar ministrin e jashtëm të Gabonit, Pol Tunga, në mbështetjen që Gaboni po i jep Serbisë lidhur me Kosovën dhe theksoi se ky vend u ishte nënshtruar presioneve të fuqishme të jashtme për njohjen e Kosovës, por ai nuk u tërhoq.

Këto komente u bënë sot në Beograd, në një konferencë të përbashkët për shtyp, me ç‘rast Jeremiq dhe Tunga, vlerësuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë “tradicionalisht të afërta”.
XS
SM
MD
LG