Ndërlidhjet

Irani njofton agjencinë e KB për marrëveshjen



Zyrtarët e Iranit thanë se i kanë dhënë Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) një letër ku nënvizohet propozimi për këmbimin e një pjese të uraniumit të pasuruar për karburant bërthamor.

Letra pasoi marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Brazili me Iranin, e cila i bën thirrje Teheranit të dërgojë më shumë se gjysmën e sasisë së uraniumit në Turqi në këmbim për shufra të karburantit bërthamor.

Marrëveshja megjithate nuk përmbush kërkesën që Irani gjithashtu të obligohet t’i ndërpresë aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG