Ndërlidhjet

logo-print

Vdes anëtarja e fundit e familjes Romanov



Dukesha e madhe Leonida Georgijevna Romanova ka vdekur sot në Madrid në moshën 95 vjeçare, njoftuan në Moskë përfaqësues të familjes mbretërore.

Leonida ishte "përfaqësuesi i fundit i shtëpisë së Romanovëve që kishte lindur para revolucionit të tetorit, 1917, në territorin e perandorisë së madhe ruse në Tbilisi", kryeqytet i Gjeorgjisë.

Leonida, e cila pas vitit 1917 jetoi pak kohë në Gjermani, u kthye në Gjeorgji dhe atje jetoi deri në vitin 1931, përkundër presioneve të shumta që autoritetet e kohës i bënin familjes mbretërore.
XS
SM
MD
LG