Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten tetë civilë



Ministria e brendshme në Afganistan tha se të paktën tetë civilë janë vrarë në incidente të ndara në vend.

Ministria tha se një autobus i udhëtarëve u hodh në erë sot nga një bombë në provincën Farah, duke vrarë të paktën pesë civilë dhe plagosur tetë të tjerë.

Të dielën, ministria tha se tre civilë dhe një fëmijë u vranë, ndërsa tre vetë u plagosën në disa incidente në provincën veriperëndimore Farjab.

Katër civilë konsiderohen të zhdukur.
XS
SM
MD
LG