Ndërlidhjet

logo-print

Sllovaki: Jo shtetësi të dyfishtë për hungarezët etnikë



Kryeministri sllovak Robert Fico tha se hungarezët etnikë në Sllovaki nuk do të lejohen të mbajnë shtetësi të dyfishtë nëse miratohet ligji në Budapest.

Fico tha se nëse parlamenti i Hungarisë e miraton ligjin në 26 maj, “Sllovakia do ta ndryshojë aktin për shtetësinë, në mënyrë që hungarezët etnikë ta humbin shtetësinë sllovake sapo ta fitojnë shtetësinë e Hungarisë”.

Projekt ligji i propozuar nga partia konservatore e Hungarisë dhe partia e qendrës së djathtë Fides, të cilat fituan në zgjedhjet e prillit, do t’u jepte shtetësinë r Hungarisë rreth 3.5 milionë hungarezëve etnikë, të cilët kryesisht jetojnë në Rumani, Sllovaki dhe Serbi.

Rreth dhjetë përqind e 5.4 milionë banorëve të Sllovakisë janë hungarezë etnikë.
XS
SM
MD
LG