Ndërlidhjet

Reklama e Hitlerit zemëron italianët



Një reklamë, ku duket Adolf Hitleri i veshur me uniformë ushtarake ngjyrë rozë, ndërsa kryqi i thyer në krahun e tij është zëvendësuar me një zemër të kuqe, i ka zemëruar qytetarët e Palermos në jug të Italisë.

Reklama thotë: “Mos e ndiqni udhëheqësin tuaj”.

Luftëtarët e rezistencës nga Lufta e Dytë Botërore, sot lëshuan një komunikatë që thotë se posteri “i fyen ata që luftuan për të mundur nazi-fashizmin”.
Qytetarët e Palermos gjithashtu i shkruan letra në shenjë proteste presidentit italian.

Agjencia e reklamave tha se qëllimi i reklamës ishte që të jetë provokative, dhe jo të glorifikojë nazizmin.
XS
SM
MD
LG