Ndërlidhjet

SHBA sinjalizojnë mbështetje Koresë Jugore



Uashingtoni ka sinjalizuar mbështetje "paekuivoke" për Korenë Jugore lidhur me akuzat se Korea Veriore e ka torpeduar luftanijen jugkoreane në muajin mars, kur e humbën jetën 46 marinarë.

Shtëpia e Bardhë tha se është krejtësisht e drejtë përgjigja e Koresë Jugore për të ndërprerë tregtinë dhe qasjen e Koresë Veriore në ujërat e Koresë Jugore.

Në Pekin, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, sot i bëri thirrje Kinës që gjithashtu t'i bëjnë trysni Koresë Veriore për fundosjen e luftanijes.

Ndërkohë, ministria e Jashtme në Pekin përsëri u bëri thirrje palëve të përmbahen.
XS
SM
MD
LG