Ndërlidhjet

Izrael: Kongres botëror i medias ruse



Kongresi Botëror i 12 i medias ruse u hap sot në Izrael.

Qeveria tha se rreth 200 gazetarë rusisht-folës nga 50 vende të botës janë tubuar në Tel Aviv me ftesë të kryeministrit izraelit Benxhamin Netanjahu.

Duke iu drejtuar pjesëmarrësve para hapjes zyrtare, Netanjahu i nënvizoi lidhjet e ngishta kulturore ndërmjet Izraelit dhe botës rusisht-folëse.

Që kur erdhi në krye të qeverisë vitin e kaluar, Netanjahu ka bërë përpjekje për t’i forcuar lidhjet me Moskën që të sigurojë mbështetjen e Rusisë për sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG