Ndërlidhjet

Obama e Hariri diskutojnë për Iranin dhe Lindjen e Mesme



Presidenti amerikan, Barak Obama, u takua në Uashington me kryeministrin libanez, Saad Hariri. Obama e Hariri biseduan për procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe programet bërthamore të Iranit. Shtëpia e Bardhë pas takimit deklaroi se presidenti Obama ka përsëritur mbështetjen amerikane për forcimin e institucioneve dhe sovranitetit të Libanit.

Administrata Obama paraqiti javën e kaluar në Këshillin e Sigurimit një propozim rezolutë ku parashihen sanksione shtesë ndaj Iranit. Libani, që akutalisht ka kryesinë e rradhës së KS-së, nuk është i gatshëm të mbështesë sanksione të reja ndaj Iranit.
XS
SM
MD
LG