Ndërlidhjet

NYT: SHBA-të zgjerojnë misionet sekrete ushtarake



Shtetet e Bashkuara kanë rritur aktivitetet e fshehta ushtarake në përpjekje për të shkatërruar grupet militante, apo për të eleminuar kërcënimet në Iran, në Arabi Saudite, në Somali dhe në vende të tjera.

Gazeta amerikane “New York Times” raporton se gjenerali David Petreus ka autorizuar dërgimin e forcave speciale amerikane për të mbledhur informacione apo për të krijuar lidhje me forcat lokale. Bëhet fjalë për vende mike dhe jo të tilla në Lindjen e Mesme, në Azinë Qëndrore dhe në Afrikë.

Zyrtarët thonë se misione të tilla mund të shtrojnë rrugën për ndërhyrje ushtarake në Iran, nëse tensionet rreth programeve bërthamore të Teheranit rriten.
XS
SM
MD
LG