Ndërlidhjet

Koreja e Veriut vë trupat në gatishmëri



Udhëheqësi i Koresë së veriut, Kim Xhong Il, ka urdhëruar ushtrinë që të jetë e gatshme për luftime. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë jugkoreane të lajmeve.

Tensionet janë rritur ndjeshëm në gadishullin korean pas përfundimit të hetimeve për mbytjen e anijes luftarake të Koresë së Jugut. Anija është mbytur nga sulmi me torpedo, që ishte prodhim verikorean. 46 marinarë humbën jetën në incidentin e muajit mars.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, tha se pret nga Këshilli i Sigurimit të marrë masa kundër Koresë së Veriut. Provat se Penjani është përgjegjës për sulmin janë “thellësisht shqetësuese” tha Ban.
XS
SM
MD
LG