Ndërlidhjet

Pragë: Kosova, një nga vendet ku do fokusohet ndihma zhvillimore



Qeveria çeke ka miratuar konceptin e ri të ndihmës në fushën e zhvillimit me fokus në pesë vende; Afganistan, Bosnjë, Etiopi, Moldavi dhe Mongoli.
Koncepti i ri përcakton dhe një grup tjetër vendesh ku ka aktivitete të rëndësishme zhvillimore të Çekisë. Këto vende janë Kosova, Kamboxhia, Gjeorgjia, Territoret Palestineze dhe Serbia.

Ndihma për zhvillim do të jetë e përqëndruar në pesë fusha; bujqësi, zhvillim social, përfshi arsimin, zhvillim ekonomik, përfshi sektorin e prodhimit të energjisë dhe mbështetjen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe ndryshimet sociale.

Koncepti i ri i ndihmës çeke për zhvillim u bë i njohur për gazetarët nga ministri i Jashtëm, Jan Kohout.
XS
SM
MD
LG